Hirving “Chucky” Lozano nuk do të largohet në janar nga PSV, thotë agjenti i lojtarit Mino Raiola.

Meksikani ka shkëlqyer në Eredivisie që prej ardhjes së tij nga Pachuca në verën e vitit 2017.

Lozano në sezonin debutues shënoi 17 gola duke e ndihmuar klubin ta fitoj titullin.

Sezoni i dytë ka nisur edhe më mirë, pasi deri më tani ka shënuar 11 herë në 17 ndeshje, për ta ndihmuar skuadrën e tij që të jenë lider në kampionat me dy pikë më shumë se sa Ajax.

Lozano po ashtu ka bërë paraqitje të mirë në Ligën e Kampionëve ndaj klubeve si Barcelona, Tottenham dhe Inter.

Ka interesim të dukshëm nga Napoli dhe Chelsea që e duan që në janar.

Por agjenti i tij Raiola i ka hedhur poshtë të gjitha mundësit që ai të lëvizë në këtë afat kalimtar.

“Hirving do të qëndrojë te PSV deri në verë. PSV nuk dëshiron ta shes tani lojtarin”, ka thënë Raiola.

Raiola ka shtuar se nuk ka interesim nga Chelsea aktualisht.

Ka qenë vetë Lozano që në një intervistë pas ndeshjes me Tottenahm, kishte thënë që është ëndërr e tij të luajë në Ligën Premier.