Bashkëpunimi ndërmjet serbëve e shqiptarëve nuk ka ekzistuar kurrë në kuptimin e plotë të kësaj fjale, ka thënë kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq.“Bashkëpunimi ndoshta ekziston në letër, por jo edhe në praktikë”, citon “blic” të ketë thënë ai.I pyetur nëse ka miq shqiptarë, Rakiq është përgjigjur: Miq shqiptarë nuk kam, të njohur kam.Ai ka përsëritur se pa shtetin Serbisë jeta e serbëve në Kosovë është e pamundur.