Pas kundërpërgjigjes së presidentit Ilir Metës, kryeministri Edi Rama ka vazhduar “luftën” në rrjetet sociale, duke i dalë edhe një herë në mbrojtje kandidatit të tij për ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

Rama ka shkruar se Meta ka nëpërkëmbur një djalë të ri.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës… Pupupu”, shkruan Rama në Twitter.

Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i KosovësPupupu

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është kundërpërgjigjur reagimit të kryeministrit Edi Rama pasi vendosi të mos dekretonte emërimin e Gent Cakajt në postin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Meta në profilin e tij në Facebook ka shkruar se integriteti i Kosovës është i padiskutueshëm.

“Pavarësia, integriteti territorial i Kosovës dhe vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë janë të padiskutueshme për Republikën e Shqipërisë deri në sekondën e fundit si President i vendit tim”, shkruan Meta.

Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar Cakajn dhe e ka quajtur refuzimin e presidentit jo kushtetues dhe të turpshëm.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Evropën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm👎Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, ka shkruar Rama në Twitter.

Loading...