Reagimi i Ramës

U kërkoj ndjesë e mirëkuptim studentëve e prindërve,që përmes mijëra mesazhesh ankohen për pengimin e dhunshëm të mësimit. Përbuzje për politikën që fshihet pas këtij agresioni të papranueshëm ndaj Universitetit. Kjo maskaradë s’do ta devijojë dot rrugën e nisur me studentët.

Universitetet kanë dorëzuar në Ministrinë e Arsimit të gjitha listat e studentëve që do të përfitojnë mbështetjen tonë financiare, sipas Vendimit të Qeverisë.

Ministria e Financave ka nisur sot punën për të realizuar alokimin e fondeve në çdo universitet, student për student. Nesër është gati për prezantim publik portali i Programit të ri Kombëtar të Punësimit në administratë të studentëve më të mirë. Ky program është një nga risitë e reflektimit mbi protestën, i cili na çoi shumë përtej 8 kërkesave qentëLetëlehin ne do shkojmë së bashku përpara.