Kapiteni i Realit, Sergio Ramos (32) lidhjen e tij shtatëvjecare me partneren Pilar Rubio (40) do ta kurorëzojë me martesë. Dasma është caktuar për  në qershor, ndërsa ftesa e parë iu është bërë lojtarëve të skuadrës.

Ramos në stërvitje ka ndarë ftesat dhe asnjë nuk e ka lënë pa e ftuar. Në dasmën e Ramosit përvec futbollistëve të Realit priten edhe bashkëlojtarët nga reprezentacioni i Spanjës.

Pilar është një prej femrave më të bukura në botë, kurse cifti në fjalë është njohur pas europianit 2012, dhe kanë tre fëmijë. Djali më i madh është i lindur në vitin 2014, kurse Marko erdhi në jetë pas një viti, ndërsa më i vogli Alehandro është nëntë muaj. Gazetarja dhe modelja më e bukur është tetë vite më e moshuar se kapiteni i Realit

Loading...