Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, ka bërë të ditur se talenti i ri i klubit londinez, Callun Hudson-Odoi, do të qëndrojë edhe për këtë afat kalimtar të Londër. Sarri është shprehur shumë i lumtur me këtë vendim të klubit të tij.

Për 18-vjeçarin është raportuar se dëshiron të transferohet në Bayern Munich gjatë këtij afati kalimtar të janarit, mirëpo Chelsea i ka refuzuar ofertat që kampioni gjerman i ka bërë deri më tani. Dje u bë e ditur se vet anglezi i ka kërkuar Chelseat të transferohet në Gjermani, transmeton Gazeta Express.

Bayerni i ka bërë plot katër oferta për talentin anglez, e fundit në vlerë prej afër 40 milionë eurosh, mirëpo drejtuesit e Chelseat nuk janë bindur për t’ia shitur Hudson Odoit, të cilin Sarri e përshkruan si të ardhmen e futbollit anglez.

“Unë nuk kam fuqi që ta bindë atë për ta rinovuar kontratën. Në fushë, jam shumë i lumtur me të. Klubi më ka thënë se ai do të mbetet sigurt me ne për këtë afat kalimtar. Sipas të gjitha gjasave, e njëjta vlen edhe për afatin kalimtar të ardhshëm. Jam shumë i lumtur”, ka thënë Sarri.

“Mendoj se ai do të jetë e ardhmja e klubit tonë, mendoj se ai do të jetë e ardhmja e futbollit anglez. Ai është njëri ndër 18-vjeçarët më të mirë në Evropë, kështu që është shumë e vështirë”.

“Klubi më ka thënë se ai nuk është për shitje në këtë afat kalimtar dhe se, sipas të gjitha gjasave, nuk do të jetë për shitje as në afatin kalimtar të verës”. /Gazeta Express/

 

Loading...