Pasi Trajko Veljanovski shpëtoi, të shumta kanë qenë reagime në adresë të BDI-së, ku kjo parti akuzohet se mundësoi shpëtimin e ish kryetarit të Paralamentit. Ka raguar edhe Feta Alimi, heroi i 27 prillit, duke thënë se po të quhej Trajko, Mile ose Sasho, as ai nuk do të qëndronte 200 ditë në burg, shkruan Gazeta Lajm.

“Ka kush rri ne burg-SHQIPTARËT! Vet paraqitem ne gjyq, siç e dini gjithë (vi nga Zvicrra) e me mbajn 200 dit ne paraburgim ne Shutke. Po une nuk e kam emrin TRAJKO-MILE- SASHO-MUKOVSKI-un quhem Feta Alimi. Eu eu mjerim për ne Shqiptaret. A ka kush qe ma shpjegon me ndryshe (nuk po shpjegoj rastin e asaj nate)”’ ka shkruar Halimi, menjëherë pasi ka përfunduar seanca parlamentare në të cilën nuk iu mor mandate Trajko Veljanovskit.