Real Madridi ka marrë pikët e plota në shtëpi, duke triumfuar 3-0 ndaj Alavesit

Reali i Santiago Solarit ka shfrytëzuar gabimet e Barcelonës dhe Atletico Madridit, që lëshuan pikë në xhiron e 22 në La Liga, duke triumfuar 3-0 në Bernabeu ndaj Alavesit, raporton Gazeta Express.

Vinicius Junior shkëlqeu në këtë takim. Ai u vlerësua më i miri dhe arriti të realizojë gol, të dyin në minutën e  duke shënuar gol në minutën e 80’, derisa realizuan edhe Benzema e Mariano Diaz.

Benzema zhbllokoi gjithçka në minutën e 30’, duke shënuar për 1-0, kurse Mariano, i rikthyer nga lëndimi pas më shumë se një muaji, mbylli gjithçka në Bernabeu duke realizuar për 3-0 në minutën e fundit të takimit.

Pas kësaj fitore, Reali ka shkuar në kuotën e 42 pikëve, 8 më pak se Barcelona në pozitën e parë dhe vetëm dy më pak se Atletico Madridi në pozitën e dytë. /Gazeta Express/

 

Loading...