Në Primera Division është java e skuadrave të mëdha. Pas sukseseve të Barcelonës dhe Atleticos, gjen fitoren edhe Reali i Madridit, që iu imponua me rezultatin 1-2 Levantes në transfertë, duke ruajtur statuskuonë në kreun e renditjes, ku Barcelona kryeson me 57 pikë, ndërsa “Los Colchoneros” e “Los Blancos” ndjekin respektivisht me 50 dhe 48 pikë.

Karim Benzema në pjesën fund të pjesës së parë dhe Gareth Bale me 11-metërsh në të 78-ën ishin autorë të golave për skuadrën e Solarit, ndërsa në minutën e 60-të barazoi përkohësisht Roger.

Skuadra “merengues” luajti për disa minuta minuta me një lojtar pak, pasi Nacho u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në të 86-ën, gjithsesi forcat në fushë u barazuan shumë shpejt, sepse të njëjtin fat pati edhe Rochina. Në minutat shtesë Reali e administroi me qetësi lojën, duke qëndruar në njëfarë mënyrë në garë për titullin, edhe pse 9 pikë janë shumë për t’u rikuperuar ndaj Barcelonës.