Rivaliteti mes Shqipërisë dhe Kosovës vijon edhe në heshtje. Përzgjedhja e elementeve për skuadrat kombëtare të të gjitha moshave, përball shpesh stafet teknike apo edhe skautët me elementë të caktuar, për të cilët ka interes edhe Kombëtarja kuqezi, edhe ajo e “dardanëve”.

gIUg6ToF

Mirëpo, janë vetë futbollistët që shpesh bëjnë zgjedhjet e tyre, duke refuzuar njërën dhe pranuar tjetrën. I tillë është edhe rasti i Kosovar Sadikit. “Panorama Sport” ka mësuar se mbrojtësi shtatlartë pritet që të bashkohet me Shpresat U-21 të drejtuara nga Alban Bushi, ndërkohë që për të ka pasur interes edhe Kosova, por shqetëson fakti se aktualisht është pa skuadër.

Sadiki

Nga burime pranë FSHF-së mësohet se qendërmbrojtësi i gjatë 1.95 centimetra ka pranuar interesimin e kuqezinjve, duke refuzuar ftesën nga Kosova. Sadiki është i lindur në Gjermani, mirëpo mban nënshtetësinë kosovare po ashtu edhe atë kanadeze.

maxresdefault

21-vjeçari ka qenë pjesë e skuadrës U-19 të Stokes, si dhe i është bashkuar edhe Lokomotivës së Zagrebit në të shkuarën, ndërkohë që me përfaqësueset ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike me skuadrën e Kanadasë.

Loading...