Ditëve të fundit Enti Statistikor i Maqedonisë i udhëhequr nga drejtori Apostol Simovski, promovon një ide gjallëzore që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë dhe amvisërive (në prill të vitit 2020) nga formularët e regjistrimit të fshihet “përkatsia etnike” dhe “përkatësia fetare”. Këtë ide të tijën mundohet ta arsyetoj me gjoja “dëshiron të zbatoj një regjistrim teknik europian dhe jo regjistrim politikë”. Për këtë qëllim sjell nga jashtë disa të ashtuquajtur “ekspert statistikorë”, detyra e të cilëve është ta “mbështesin, promovojnë dhe shtyjnë përpara këtë ide”, natyrishtë kundrejt një “ pagese” të majme, ashtu siç bënte pushteti i më parshëm me sjelljen e “ekspertëve ekonomikë” sa herë që dëshironte të zhvasi parat e popullit nëpërmjet tenderëve/projekteve të ndryshme (të konstatuara nga përgjimet).
Gjithë ideja e tij do të kishte kuptim, vetëm në qoftëse vet z. Simovski, bashkarishtë me partinë e tij, paraprakishtë ti paraprinin promovimit të ndryshimeve kushtetuse, ashtu që nga rregullimi politik i shtetit njënacional që është sot R.Maqedonisë, ti jepet karakter qytetar edhe atë duke ndryshuar:
– Preambullën: “Maqedonia të promovohet si shtet i qytetarëve të saj …
– Nenit 7: Gjuhë zyrtare në Maqedonia të jet gjuha maqedone dhe gjuha shqipe dhe alfabetet përkatëse të tyre
– Kategoria e 20%: të zavendësohet me “populli shqiptarë”

Meqenëse këto vlera europiane nuk janë në “MENY-në” e z. Simovski, atëherë lind pyetja se cili është qëllimi i vërtet i tij?

Le tu referohemi të dhënave demografike oficiale të 2 regjistrive të fundit, atë të 1994 dhe 2002, ( megjithëse ka shpekullime se janë bërë manipulime gjatë regjistrimit ):

Regjistrimi 1994: 2002
Gjithësejtë banorë: 1.935.034 2.022.547
Përkatesia kombëtare gjuhësore kombëtare gjuhësore

– Maqedonas 1 295 964 ( 66.6%) 1332983 (68.9%) 1 297 981(64.2%) 1344815 (66.5%)
– Shqiptarë 441 104 (22.7%) 431 363 (22.3%) 509 083( 25.2 %) 507 989 (25.1%)
– Turq 78 019(4.0 %) 64 665 (3.3%) 77 959(3.8%) 71 757 (3.6%)
– Rom 43 707(2.2 %) 35 120 (1.8%) 53 879 ( 2.7 %) 38 528 (1.9%)
– Serb 40 228(2.1% ) 33 315 (1.7%) 35 939 (1.8 %) 24 773 (1.22%)
– Boshnjak 17 018( 0.8 %) 8 560 (0.42%)
– Vlleh 8 601(0.4 %) 7 036 (0.4%) 9 695(0.5 %) 6 884 (0.34%)
– të tjerë 38 309 (2 %) 30 552 (1.6) 20 993(1.0 %) 10 378 (0,53%)

Nga të dhënat e mësipërme duket qartë se përkatësia kombëtare nuk përkon me përkatësin gjuhësore. Kështu prsh. nga regjistrimi i fundit (2002), 1 297 981 banorë janë deklaruar të përkatësisë kombëtare maqedonase, ndërkohë që 1 344 815 persona përdorin gjuhën maqedonase për komunikim të mbrendshëm familjarë, që është për 46 834 banorë më tepër se sa maqedonas etnik të deklaruar (Këtë diferencë e bëjnë pjestarët e etnive të tjera si bullgarët, vllehët, torbeshët, turqët, serbët, etj. të cilët për komunikim në familjet e tyre e përdorin maqedonishten). Nga ana tjetër, si shqiptarë etnikë gjithësejtë të deklaruarë janë 509 083 banorë, ndërkohë që vetëm 507 989 banorë e kanë gjuhën shqipe si gjuhë për komunikim familjarë, e që është për 1094 banorë më pakë se sa numri i përgjithshëm i të deklaruarëve shqiptarë etnikë ( kjo diferencë e fituar mund të vijë nga shqiptarët e pjesës jugore të Maqedonise, disa fshatrave të Strugës, Kërçovës, apo edhe banorë të Shkupit, Tetovës dhe Gostivarit që si gjuhë për komunikim familjarë e përdorin turqishten ose maqedonishten). E njëjta gjë ndodh edhe me bashkesitë e tjera etnike që jetojnë në R.Maqedoni, edhe atë: turqët – gjithësejt si turq etnik janë deklaruar 77 959 banorë, prej të cilëve vetëm 71757 banorë e përdorin turqishten në komunikim familjarë, që është për 6 202 banorë më pak se sa të deklaruarit si turq etnikë; pastaj, boshnjakët nga 17 018 të deklaruar si boshnjakë etnikë, vetëm 8 560 banorë gjuhë komunikimi familjarë e kanë boshnjakishten dhe gati gjysma e të deklaruarve si boshnjakë etnikë ose 8458 boshnjakë nuk flasin boshnjakishtë në familjet e tyre; serbët nga 35 939 banorë të deklaruar si serbë etnikë, vetëm 24 773 përdorin serbishten si gjuhë komunikimi në familje, që është për 11 166 banorë më pakë nga të deklaruarit e përgjithshëm; pastaj pakicat e përkatësive të tjera etnike nga 20 993 banorë të deklaruar, vetëm 10 615 e përdorin gjuhën përkatëse kombëtare në komunikim familjarë të tyren, etj.
Rritja e popullsisë në R, Maqedonisë nga 1994 deri 2002 është për 87 513 banorë ose 4.52 % nga të cilët, maqedonasit kanë një rritje prej 2017 banorë ose 0.15%, shqiptarët kanë një rritje prej 67 979 ose rreth 15.4%, boshnjakët për herë të parë në regjistrimin e 2002 rezultojnë si etnikum i veçantë, romët kanë një rritje të popullsisë për 10 172 ose 23.27% ndërsa etnitetet tjera kryesishtë rezulltojmë me zvoglim të numrit të tyre.

Cili është kompozimit etnikë më i përafër me realitetin në R.Maqedonisë dhe ç’far në të vërtët dëshirohet të arrihet nëpërmjet regjistrimit të 2020 pa përfshirë përkatësin etnike dhe atë fetare?

Për të gjetë një përgjigje të përafërt me realitetin, do t’ju referohemi disa të dhëna ( zyrtare dhe gjysëm-zyrtare) në lidhje me numrin faktikë të popullatës që jetojnë në R.Maqedonisë, numrin e atyre që janë pajisur me pasaporta europiane /bullgare dhe numrin e nxenesve nëpër shkolla fillore:

Kështu, sipas vlersimeve të Bankes Botërore, deri në 2017 nga R. Maqedonisë kanë emigruar mbi 25 % e popullsisë ose rreth 506 000 banorë. Në qoftëse në këtë grup do të përfshiheshin dhe personat që qëndrojnë dhe punojnë ilegalishtë nëpër vende të ndryshme europiane dhe jashte europiane, del se për momentin në R.Maqedonisë realishtë jetojnë midis 1 350 000 dhe 1 450 000 banorëve. Nga ana tjetër, dihet se maqedonasit etnik në të shumtën e rasteve emigrojnë nëpër vendet tej-oqeanike (Kanada, Australi, Zeland te Re, SHBA e tj), ku qëndrojnë më tepër se 12 muaj e që rrezikohet kushti për regjistrim, pa përfshirë personat që për marjen e shtetësive të këtyre shteteve duhet të heqin dorë nga shtetësia e R.Maqedonase ( aty ku nuk lejohet dy-shtetësia).

Sipas disa të dhënave jo oficiale bullgare thuhet se deri tani rreth 150 000 shtetas të Maqedonise janë paisur me shtetësi bullgare (lëshohen rreth 10 000 shtetësi bullgare për çdo vit), ndërkohë të dhënat oficiale nga Eurostat flasin se gjatë periudhës 2005-2014 (4 vite më parë) gjithësejtë 106 216 shtetas të maqedonisë janë paisur me shtetësi europiane, nga të cilët 57 627 me shtetësi bullgare. Po të marrim variantin më të mirë të një mesatareje të arsyeshme midis të dhënave jo-oficiale bullgare dhe atyre oficiale nga Eurostat, rezulton se me shtetësi bullgare ka të paisur përafërsisht rreth 120 000 banorë të R.Maqedonisë (rreth 99.99% maqedonas etnik). Në qoftë se nga numri i përgjithsëm i të deklaruarve si maqedonas etnikë hiqen 120 000“bullgarë të natyralizuar” (që përbëjnë 9.2 % të maqedonasve etnik të deklaruar), rezulton që në R.Maqedonisë % e maqedonasve etnik sillet midis 50 dhe 55 % (64.2% -sipas regjis.v.2002). Këtë % të kompozimit etnikë në R. Maqedonisë e japin dhe analizimi i të dhënave statistikore të nxënësve nëpër shkolla fillore të dekadës së fundit, ku rreth 30-33% nga numri i përgjithëshëm i nxënësve mësojnë nëpër paralele shqipe, ndërsa 67-70% mësojnë nëpër paralele në gjuhën maqedonase dhe gjuhë të etnive të tjera. Ngjajshëm me këtë konstatim ditëve të fundit doli dhe një institut Italian demografikë i cili bazuar në të dhënat e CIA amerikane për vitin 2016, ka konstatuar se në R.Maqedonisë jetojnë 55 % maqedonas etnikë, 40% shqiptarë , 2.85 % turq, 2.66 % romë dhe rreth 4.13% të tjerë, që ishte një vazhdimësi e asaj çfar ishte publikuar në faqen zyrtare gjatë Samitit të 25-të të NATO-s në Çikago ku midis tjerash thuhej se shqiptarët në R.Maqedonisë përbëjnë 40% të popullatës së përgjithshme.

Analizimi i të dhënave të lartëpërmendura i japin përgjigje dilemës rreth kompozimin etnik të R.Maqedonisë. Gjithashtu zbulojnë edhe qëllimin kryesorë të z. Apostol Simovski dhe mentorëve të tij, e që është rritja artificiale e % së maqedonasve etnik në R.Maqedonisë, ne kurriz të etniteteve tjera, veçanërishtë të asajë shqiptare dhe bullgare. Vetëm sipas të dhënave oficiale statistikore të regjistrimit të vitit 2002, në qoftëse rregjistrimi do të bëhej sipas ides së z. Simovski, % e maqedonasve etnik në R.Maqedonisë do të ishte për 3.6 % më e lartë se sa aktualja, ndërsa % e shqiptarëve etnik do të ishte më e ulët afërsishtë për 0.21 %, ndërkohë që bullgarët nuk do të figuronin si pakicë etnike në R.Maqedonisë (diferenca midis përkatësisë etnike dhe përkatësisë gjuhësore!). Mos harojmë faktin që të dhënat demografike, janë të 16 viteve më parë dhe sot kemi një realitet krejtësisht të ri.

Drejtori Simovski me këtë ide në mënyrë të zgjuar dëshiron ti amortizoj pasojat demografike nga marrsit e shtetësisë së R.Bullgarisë. Dihet se deri më tani për marrjen e shtetësisë bullgare ishte e nevojshme dhënia e vetëm një deklarate personale me shkrim dhe nga 1 maj 2017 kërkohet edhe një dokument i vjetër i çfardoshëm në gjuhë bullgare për të provuar “origjinën bullgare”. Pas regjistrimit te vitit 2020 ka mundësi që “bullgarëve të natyralizuar” gjatë renovimit të dokumentacionot personalë ose aktiviteteve të tjera qytetare, përveç dokumentave të deritanishme t’ju kërkohet edhe dokument oficial të lëshuar nga organet e gjendjes civile të R.Maqedonisë, bazuar në deklarimin personal të regjistrimit në fjalë. Kjo frikë do ti detyronte ato banorë që janë të paisur me shtetësi bullgare, të regjistrohen si bullgarë etnikë dhe si rrjedhojë, maqedonasve etnikë ju “rrezikohej” statusi i të qënit popull dominant në R.Maqedonisë,

Dhe për fund, vetëvetiu lind pyetja: Vall a është rastësi e gjithë kjo katrahur politike në këtë periudh, kur nga njëra anë kemi promovim e kësaj ideje djallëzore dhe pregatitjen e ligjit përkatës nga ana e Entit Statistikor të Maqedonisë ( dhe drejtorit Apostol Simovski), kurse nga ana tjetër kemi proçedurat parlamentare për ndryshime kushtetuese, pregatitja e ligjit për amnesti për rastin e 27 prillit, dënimi dhe më pas “ikja” e ish kryeministrit, paraburgosja e disa ish-funksionarëve të lartë të partisë OBRM-PDUKM, etj?
Bazuar në historinë dhe përvojën e periudhës pas mëvetësimit të R.së Maqedonisë, kam frikë se ngjarjet politike që po zhvillohen në ditët e fundit mund te jenë nën regji të strukturave të caktuara për ta përmbushur qëllimin kryesorë!
Hanif Dauti