Mospërfshirja e përkatësisë etnike në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë nuk është vendim, por propozim i Entit Shtetëror për Statistikë, raporton SHENJA.

Nga ky institucion thonë se vendimin përfundimtar për atë se cilat pyetje do të përfshihen në regjistrimin që duhet të realizohet në vitin 2020, do ta sjellë Kuvendi me miratimin e Ligjit për Regjistrim 2020, ndërsa konstatimet se regjistrimi i ardhshëm do të jetë pa pyetjen e përkatësisë etnike i kanë quajtur spekulime.

Në njoftimin e Entit Shtetëror për statistikë thuhet se në procesin e përgaditjes se regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë në vitin 2020, Enti i Statistikës vitin e kaluar ka filluar debat të gjerë publik lidhur me zgjidhjet e propozuara për pyetjet që duhet të përfshihen në rregjistrim, por edhe për aspektet tekniko-organizative të regjistrimit.

Enti Shtetëror për Statistikë
“Në këto debate Enti si institucion profesional nga sfera e statistikës dhe i vetëm kompetent për realizimin e Rregjistrimit të popullsisë, i ka dhënë propozimet e veta mes të cilave edhe propozimin që formulari për rregjistrim të mos përmbajë pyetjen për përkatësinë etnike. Ky propozim është përfshirë edhe në propozim ligjin për rregjistrim që ishte shtruar edhe në debat publik, ndërsa është dorrëzuar edhe deri te të gjitha institucionet relevante për vërrejtje dhe sugjerime”

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni nuk është realizuar që nga viti 2001. Maqedonia është vendi i vetëm në rajon që nuk ka kryer këtë operacion për më shumë se 10 vjet. Një tentim për regjistrim të popullsisë pati në vitin 2011, por i njëjti dështoi dhe u ndërpre që në fillim me vendim të miratuar në Kuvend, pas përplasjeve të shumta mes anëtarëve të komisionit. /
Arben Zeqiri – SHENJA

Loading...