Ejup Berisha

Kur unë kamë thënë se gjuha shqipe duhet të zyrtarizohet me Kushtetutë disa njerëz as që e kanë ditur se çfar është gjuha e lere më se çfar është kushtetuta.Kur unë sygjeroja se të drejtat tona duhet ti marrim e jo ti kërkojmë nga dikush kjo politikanëve shqiptar u dukej si diçka e absurde dhe pakuptimtë. Kur unë politikanëve shqiptar këtu në Maqedoni u kamë thënë se duhet të bëhen faktorë të rëndësishëm politik dhe se ndonjëher se duhet ta kuptojnë mometin politik se kurjanë të rëndësishëm e kur jo në politikë këta sigurisht se kanë bërë shaka dhe i kanë përqeshur fjalët e mija të thëna. Dikush prej tyre ndoshta edhe ka shtuar Ec ore zhduku se çfar e din ti se çfar është politika e aq më pak momenti politik. Por ja që dikush e ka mësuar politikën më mirë se dikush tjetër që është në politikë. Aftësitë intelektuale dhe politike janë qështje fakti e jo vetëmse qështje ambicjesh e aq më pak dëshirash. Thonë se i menquri mëson e budallai mban mend. Unë themë se në politikë duhet të veprohet e jo vetëmse të flitet sepse vetëmse fjala e kotë pa veprime konkrete është e pafuqishme në raport me gjithqka në jetën shoqërore shumë dinamike siç është kjo e jona sot.Veprat janë shumë të rëndësishme sepse e jetësojnë një ide një koncept një teori apo dhe një botkuptim shoqëror. Një politikan që vetëm flet e nuk vepron e humb afinitetin e të qenit politikan por bëhet njeri që flet kotë apo siç dinë të thonë në Shqipëri Lere ore se ky ai fut kot.E politikan që shpesh herë ia fusin kotë ka shumë sot. Këta njerëz që vetëm flasin dhe nuk veprojë ndryshe quhen demagog e Ideja dhe qëllimi i marrjes me politikë është të vepruarit sepse vetëmse po veprove në politikë bëhesh dikushi e po nuk veprove je askushi. Politikanët që nuk veprojnë janë si disa aktorë që hyjnë në teatër dhe të njëjtët më shumë kohë janë në rolin e publikut sesa të aktorit në skenë. Politikanët e kanë një afinitet shumë specifik sepse këta edhe kur nuk bëjnë asgjë thonë se kanë bërë shumë për njerëzit shoqërinë dhe shtetin.Kur ti dëgjosh fjalët në fjalimet e tyre në opinion të krijohet përshtypja se je në parajsë e jo në ferrin përvëlues ku je duke jetuar dhe duke u katandisur si është më keq në jetën e përditshme. Nuk është vështirë të flasësh sepse gjuha nuk ka eshtra dhe fjalët nga goja dalin pa asnjë pengesë dhe vështërsi kur thuhen . Është mirë kur politikanët flasin dhe prezentojnë rezultate të punëve që i kanë bërë e i bëjnë më të vërtete apo dhe planifilojnë ti bëjnë por për tu vërtetuar fjalët që janë thënë duhet aktivitet konkret në bërjen realitet të fjalëve që janë prezentuar. Ndërsa të vepruarit kërkon angazhim dhe punë. Fjalët nuk janë magji por mund të bëjnë mrekullira kur të zbatohen në praktikë. Njerëzit që veprojnë e jo ata që vetëmse flasin në realitet i bëjnë tre gjëra pozitive ata:1. Rekomandojnë,2. Udhëzojnë dhe 3. Vëtetojnë se janë të vlefshëm dhe të domosdoshëm në jetën politike.Qëllimi final i të vepruarit si në jetën e përditshme por edhe në politikë është ndryshimi i gjendjes egzistuese në shoqëri dhe shtet dhe atë ndryshimi gjithmonë duhet të bëhet për të mirën e jo për të keqen e njerëzve dhe të shoqërisë. Prandaj politikën duhet bërë e jo vetëm folur apo dhe shkruar për të .Veprat konkrete dhe të mira janë dëshmi se politikanët vetëmse nuk kanë folur por dhe kanë vepruar e kjo do të thotë se edhe kanë punuar.E puna në jetën e përditshme është obligim e jo vetëmse dëshirë. Të vepruarit dhe rezultatet nga veprimet e politikanëve janë një dëshmi apo një dëftesë për ta se në një vend dhe në një periudhë të caktuar dikush ka vepruar dhe ka krijuar këtë apo atë gjë në politikë. Pra në politikë është edhe diçka thetër me rëndësi pra në të nuk duhet vetëmse të veprohet por edhe të krijohet për të mirën e njerëzve dhe njerëzimit të përgjithësi. Kush punon fiton ka thënë Naimi i madh ky edhe e ka thënë edhe këtë gjë Punë punë natë e ditë që të shohim pakës dritë.E ju o politikanë ju lutem punoni e mos rrini kot me qëllim që ne të na e mdritni pakës terrin e madh që na ka kapluar këtu si rezultat o përtacisë dhe mosdijes tuaj.

Loading...