Reprezentuesi i Maqedonisë, Mite Cikarski, ka nënshkruar kontratë me Gaz Metan, shkruajnë mediat rumune, dhe tani pritet vetëm promovimi në klubin e ri, shkruajnë mediat maqedonase, transmeton gazeta Lajm.

Cikarski transferohet nga Janina greke në Rumani, ndryshe është ish-futbollist i Vardarit dhe Rabotnickit.

Televizioni rumun “Digi Sport” shkruan publikoi se lojtari maqedonas në Gaz Metan vjen me pasaportë bullgare, duke pasur parasysh se Bullgaria e Rumani janë pjesë e Unionit europian, që praktikisht konsiderohet si “lojtar vendor”.

“Gaz Metan përfundimisht pranoi ofertën që të lë të lirë Kristean në FCSB në afatin kalimtar të dimrit, kurse në vend të tij përforcohen me mbrojtësin Mite Cikarski, maqedonasi me pasaportë bullgare. Cikarski është 26 vjec, vjen nga Janina, luan në anën e majtë dhe ka dy tituj në kampionatin e Maqedonisë”, njofton “Digi Sport”./lajm