Qeveria e para ka filluar me ndryshimin e emrit dhe i ka larguar të gjitha mbishkrimet me emrin Republika e Maqedonisë nga ndërtesa e saj ndërsa po punon për vendosjen e mbishkrimeve tjera me emrin e ri të shtetit “Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan Gazeta Lajm.

Qytetarët që anketoi portali Lajm.tv para Qeverisë kanë shprehur qëndrime të ndryshme sa i përket ndryshimit të emrit. Disa prej tyre mirëpresin këtë proces që do ta shpëtojë vendin nga izolimi ndërkombëtar ndërsa disa janë kundër.

“Qeveria bëri veprim të madh dhe shpëtoi vendin nga ambisi”, tha njëri nga qytetarët e anketuar. “Duhet të ecim para, besoj që do të bëhet më mirë. Unë që në fillim isha për ndryshimin e emrit”, u shpreh një tjetër.

Por, kishte edhe të tillë që nuk pajtohen me emrin e ri të shtetit.

“Nuk e dua emrin e ri. Unë jam maqedonase dhe emri i vendit dua të mbetet Republika e Maqedonisë” u shpreh një qytetare para kamerës së Lajm.tv

Ndërkohë, raportohet se emri i ri i vendit “Republika e Maqedonisë së Veriut, ka filluar të shkruhet edhe në tabelat e vendkalimeve kufitare dhe të institucioneve tjera shtetërore.

Gjatë ditës së hënë pritet që Greqia me notë verbale pritet ta njoftojë Shkupin se janë tejkaluar të gjitha pengesat për dhënien fund të kontestit disa dekadash për emrin, ndërkaq Maqedonia në Gazetën Zyrtare duhet të publikojë emrin e ri të shtetit. /Gazeta Lajm & Lajm.tv

Loading...