Nga reshjet intensive të dëborës të cilat kapluan vendin së fundmi të pastruara rezultojnë vetëm rrugët kryesore ndërsa ato dytësore dhe trotuaret mbesin ende përplot dëborë, të cilat vështirësojnë qarkullimin e njerëzve

Rrugët dytësore në kryeqytet mbeten të pa pastruara. Qytetarët të revoltuar thonë se nga mos pastrimi i trotuareve rrezikojnë të lëndohen.

 Kërkohet të ketë më shumë pastrim të dëborës që njerëzit të qarkullojnë pak më lirë. Sa të mundemi kujdesemi, ata që nuk kanë punë urgjente më mirë mos të dalin, sidomos të moshuarit më mirë është të qëndrojnë në shtëpi”

Rrugët nuk pastrohen fare, nuk pastrojnë këndej, nuk e di çfarë është puna. Ne më të moshuarit mund të rrëzohemi dhe mund të thyejmë këmbët apo diçka tjetër dhe pastaj çfarë të bëjmë, duhet të gjithëve të na dërgojnë nëpër spitale. Thuajse çdo vit është e njëjtë gjendja, tek ne nuk i pastrojnë si duhet rrugët”

Duhet të pastrohet më shumë, nuk mundet të gjitha përnjëherë por me rend. Ndryshe me veturë kalohet pa problem por trotuaret duhet pastruar”

Duhet më shumë të punojnë, me të vërtetë nuk kam koment, kjo është jashtë çdo logjike, duhet të jetë pastruar. Më të moshuarit dhe të sëmurët, ata kanë probleme për të qarkulluar” – theksuan qytetarët

Në Spitalin e Qytetit në Shkup mbrëmë dhe sot 13 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të lëndimeve trupore.  Nga MPB-ja thonë se gjatë natës së mbrëmshme në rrethinën e Shkupit janë regjistruar 16 aksidente rrugore. Për shkak të reshjeve të borës janë ndërprerë edhe disa linja të autobusëve urban. Gjendja e vështirë paraqitet edhe në autostradën Shkup-Tetovë dhe Tetovë Gostivar. Nga Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se për shkak reshjeve intensive hyn në fuqi ndalesa për qarkullim të mjeteve të rënda në Qafë Thanë, Mavrovë-Dibër, Gostivar-Kërçovë, Kërçovë- Ohër, Tetovë – Kodra e Diellit dhe Prilep – Makedonski Brod.

Ndërsa në fshatrat e Malësisë së Shkupit gjendja mbetet e pa përmirësuar. Banorët e bllokuar nga bora vazhdimisht apelojnë për ndihmë. Nga Enti hidrometeorologjik njoftojnë se reshjet e dëborës gjatë pasdites do jenë edhe më intensive. Më shumë reshje dëbore do ketë në pjesët perëndimore dhe veriore.

Loading...