Rusia është e gatshme të marrë në shqyrtim çdo propozim amerikan për nënshkrimin e një marrëveshjeje të re mbi raketat bërthamore me rreze të shkurtër dhe mesatare veprimi, që i kanë në përdorim edhe vendet e tjera, si edhe të zëvendësojnë traktatin INF, të pezulluar kohët e fundit nga SHBA-ja dhe më vonë edhe nga Rusia, theksoi zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Riabkov.

Në fjalimin e tij përpara Kombit, presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi se, pas pezullimit të traktatit INF me Rusinë për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi, ai është i gatshëm të negociojë një tjetër traktat, por duke shtuar Kinën dhe vende të tjera.

“Sigurisht kemi parë edhe referencat e tjera të presidentit Trump për mundësinë e një traktati të ri, ku duhet të përfshihen edhe vende të tjera’’, përfundoi Riabkov.

Loading...