Futbollisti më i mirë botëror në futsal, Ricardinho sërish ka mahnitur në fanellën e Movistar Inter. Portugezi i famshëm shënoi një gol magjik kundër Levantes.

“Marca” këtë gol të 33-vjecarit e ka shpall më të bukurin të të gjitha kohërave. Ricardinho shtoi epërsinë prej 2:0, kurse në fund Movistar Inter fitoi 3:1 dhe pas javës së 17-të mbeti i treti në tabelë me 36 pikë, tre më pak se Barcelona dhe pesë nga Murcia.

 

Loading...