Ish ambasadori amerikan në Maqedoni, FIlip Riker ka arritur në vend dhe nesër do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev.
Kjo është vizita e tij e parë pas paralajmërimit se do të emërohet në pozicionin e ndihmës sekretarit shtetëror për Evropë dhe Azi, nga e cila në fillim të vitit u tërhoq Ves Miçel.
Riker pasdite në profilin e tij ka publikuar disa fotografi nga qyteti antik Stobi dhe ka shkruar: Jam në shtëpi!
Deri sa të emërohet në funksionin e ri, RIker ende është përfaqësues i komandës evropiane të SHBA-së në Shtutgard.
Ai ishte ambasador i SHBA-së në periudhën prej viti 2008-2011.

 

 

PHILIP REEKER