Pas pauzës së shkurtër për All Star Game, janë rikthyer ndeshjet emocionuese të NBA. Tashmë ka nisur faza kyçe e sezonit të rregullt, e cila përcakton përfundimisht ekipet që do të jenë pjesë e “play off”. 6 ndeshje u luajtën, të cilat dhuruan mjaft emocione. Në parket zbritën edhe kampionët në fuqi, Golden State Warriors, të cilët vuajtën për të fituar 125-123 ndaj Sacramenti Kings. Stephen Curry realizoi 36 pikë, duke qenë i saktë në 10 nga 16 tentativat për 3 pikë.

Los Angeles Lakers triumfuan 111-106 ndaj Houston Rockets, edhe falë LeBron James, që realizoi 29 pikë dhe 11 “rebound”. Ndeshje tepër e luftuar ka qenë ajo mes Milwaukee Bucks dhe Boston Cetlics, që u mbyll me rezultatin e ngushtë 98-97 për vendësit. Ky ballafaqim u vendos në “in extremis”, nga gjuajtja e saktë 3-pikëshe e Khris Middleton.

Ja rezultatet e plota:
Cleveland Cavaliers – Phoenix Suns 111-98
Philadelphia 76ers – Miami Heat 106-102
Brooklyn Nets – Portland Trail Blazers 99-113
Milwaukee Bucks – Boston Celtics 98-97
Golden State Warriors – Sacramento Kings 125-123
Los Angeles Lakers – Houston Rockets 111-106