Silvio Berluskoni lindi 29 shtator 1936 në Milano, është drejtues i kompanisë MediaSet, politikan i njohur italian dhe ish kryeministër i Italisë.

Pasi kreu fakultetin Juridik filloi të merret me ndërtimtari. Ndërkohë formoi shtëpinë mediatike “Fininvest” e cila me kalimin e kohës përfshiu të gjitha radio stacionet dhe TV private dhe gazetat në Itali. Duke iu falënderuar këtyre dhe lidhjeve me Partinë Socialiste dhe me udhëheqësin e saj Bettino Craxin, u bë njëri ndër njerëzit më me ndikim dhe më të pasur në Itali. Mandej u bë pronar i klubit futbollistik AC Milan, i cili i solli popullaritet të madh në Itali dhe Evropë.

Në tetor të vitit 1993 ai filloi lëvizjen politike të qendrës së djathtë “Forza Italia”, përforcuar në janar vitin e ardhshëm, në vitin 2008 ajo u bashkua me “Popolo della Libertà” dhe pastaj u ri-themelua në vitin 2013.

Sipas Forbes pasuria e Silvio Berluskonit vlerësohet 9,4 miliardë dollarë amerikanë dhe është njëri nga njerëzit më të pasur të Italisë.

Por si ishte rinia e tij:

Foto 1

Në 29 shtator të vitit 1936 lind në Milano, Silvio Berlusconi. Fëmijërinë e kalon fillimisht në Saronno, qytetin e lindjes së të atit, Luigi, dhe pastaj në Lomazzo.

Foto 2

Nga viti 1942 deri në 1945, Silvio Berlusconi ka jetuar në shtëpinë e prindërve . I ati ishte refugjat në Zvicër, e ëma punonte në Milano si sekretare pranë “Pirelli”, ku çdo ditë i duhej të shkonte atje me tren.

Foto 3

Në vitin 1945, mbaron lufta, familja më në fund bashkohet dhe kthehet përfundimisht në Milano. Në këtë foto shohim Luigi Berlusconi (1908-1989), “babain e rreptë, por të dashur”; mamanë Rosa Bossi (1911-2008) si edhe Maria Antonietta (1943-2009), 7 vite më e re se Silvio, e cila u nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë në moshën 65-vjeçare.

Foto 4

Silvio Berlusconi gjimnazist në Salesiani. Një shkollë e fortë, siç kujton ai, por që i ka mësuar karakterin e të qenit NJERI. Pas pjekurisë klasike, Silvio regjistrohet në Statale di Milano, Fakultetin e Drejtësisë: diplomohet shkëlqyeshëm me një tezë mbi publicitetin me 110 pikë.

Foto 5

Në Salesiani njihen me njeriun që do të jetë miku i tij për gjithë jetën: Fedele Confalonieri. Të dy ndajnë disa vera bashkë, nisur me anijet detare “Kosta” dhe “Grandi Viaggi”, me kuartetin e tyre muzikor “katër mjekët”.

Foto 6

“Niseshim me anije në verë për të sjellë disa të ardhura në shtëpi, – ka rrëfyer vetë Berluskoni. – Në mëngjes bëja lojëra mbi urë, ndërsa pasditeve bëja udhërrëfyesin turistik në një qytet që nuk e njihja apo vizituar kurrë më parë në jetën time; në mbrëmje këndoja si solist me orkestrën e xhazit dhe luaja në kitarë”./GazetaDita/

Loading...