Platforma Rinore Shqiptare ka dënuar ashpër protestën e mbajtur një ditë më parë nga profesorët dhe nxënësit maqedonas kundër emërimit të drejtorit shqiptar në shkollën e mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup, shkruan Gazeta Lajm
. Të rinjtë shqiptarë kanë dalë në mbrojtje të drejtorit Blerim Nebiu dhe kanë ftuar profesorët maqedonas të ndërpresin bojkotin dhe aktet e tilla fashiste dhe raciste kundër emërimit të rregullt të drejtorit shqiptar.

Të rinjtë shqiptarë ka bërë thirrje që të ndërpritet diskriminimi në shkollën “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup dhe nxënësit shqiptarë të trajtohen në mënyrë të barabartë me moshatarët e tyre maqedonas.

Një ditë më parë nxënësit dhe profesorët maqedonas të shkollës së mesme profesionale “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup kanë bojkotuar mësimin për shkak të emërimit të drejtorit shqiptarë të shkollës. Ata kërkuan drejtor tjetër pasi siç thanë kanë përvojë të keqe me paralelet që mësimin e zhvillojnë në gjuhën shqipe. Autoritetet kompetente kanë thënë se Blerim Nebiu është emëruar në postin e drejtorit me vendim të kreut të Shkupit, Petre Shilegov në përputhje me të gjitha procedurat ligjore.

Shkruan: Albion Memeti – /Gazeta Lajm