Shkruan Hamzi Ibraimi

Rinia përballet me kushte të ndryshme, madje e njejta sjellë ndryshime me pasoja të mëdha. Të rinjtë detyrohe për të kërkuar kushte më të mira për jetesë, dhe largohen nga vendi për mërgim që të gjejnë një jetë më të mirë.

Por pse të rinjtë detyrohen të lënë ëndrrat e tyre?

Për gjërat me të cilat ballafaqohen të rinjtë, fajtori kryesorë është politika diskriminuese. Ngase udhëhqësit që kanë marë përsipër të ardhmen e popullit të tyre, aspak nuk bëjnë kushte dhe zhvillim të ekonomisë për t’iu mundësuar një jetë më të mirë. Por për fat të keqë ata vetëm se shikojnë si të pasurohen vetë dhe bëhem shkaktarë kryesorë që rinia të merr rrugën e mërgimit. Udhëheqësit tanë në vend që të luftojnë për tu mundësuar një jetesë më të mirë atyre që i bënë udhëheqës ata, në shenjë faliminderimit, shkatërrojnë çdo gjë jo vetëm ekonominë, por arritën edhe gjënë më të shejtë arsimin ta shkatrrojnë. Ngase duke vendosur njerëz jo adekuatë në institucionet arsimore ata devolvuan gjithçka.

Por të ndalemi një moment dhe të mendohemi, e të shikojmë historinë. Do të shohim se rinia ka qenë motori i shumë ndryshimeve dhe vendimarjeve për të arritur një komb suksese të ndryshme.

Nëse një popull dëshiron që të ketë një të ardhme të shëndritshme atëherë ai popull dhe udhëheqësia e sajë duhet që rininë ta mbajë afër vetes dhe tu mundësojë kushte shumë më të mira për jetesë dhe një arsim të shëndoshë. Ngase për të pasur suksese kjo rini, është kusht i domostoshëm që arsimi të jetë në nivelë të lartë dhe cilësorë. Çdo shpresë e secilit popull është rinia, andaj të bashkohemi dhe të arsimojmi rininë me vlera morale, kombëtare, dhe vlerat fetare.

Të mos harojmë se rinia e shëndoshë, është pasuria më e vlefshme që mundet ta ketë një popull!.

Loading...