25-vjetori i lindjes e gjeti Rita Ora-n të angazhuar me punën e saj si anëtare jurie në një spektakël muzikor britanik.

E duke dashur që ajo të kalonte sa mirë këtë përvjetor të veçantë, organizatorët kishin menduar një surprizë për të.

Gjatë spektaklit, një striptist gjysmë i zhveshur u ngjit në skenë me një tort të madhe për t’i uruar këngëtares me origjinë nga Kosova ditëlindjen.

Rita nuk humbi kohë dhe u tregua më shumë se miqësore me striptistin, duke e përqafuar atë dhe më pas duke e shoqëruar atë jashtë skenës.