Zhgënjimin për Topin e Artë dhe FIFA Best Player dy çmime që u fituan nga Luka Modric, Cristiano Ronaldo e kompensoi në një farë mënyre me suksesin e tij të 5-të dhe të tretin radhazi në Dubai Globe Soccer Awards. Në mbrëmjen gala të zhvilluar në Emiratet e Bashkuara Arabe, Cristiano Ronaldo fitoi dy çmime speciale atë të futbollistit më të mirë të vitit 2018 si dhe çmimin e golit më të bukur të vitit pikërisht falë realizimit me roveshatë ndaj Juventusit kur mbante veshur fanellën e Realit të Madridit në çmimin e golit më të bukur të vitit pikërisht falë realizimit me roveshatë ndaj Juventusit kur mbante veshur fanellën e Realit të Madridit në çerekfinalet e Champions League. Në garën për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë të vitit Dubai Globe Soccer Awards, ylli portugez mposhti konkurencën e dy francezëve, Griezmann dhe Mbappe. Trajneri më i mirë i vitit ndërkohë u shpall, Didier Deschamps, tekniku që u shpall kampion bote me Francën në Rusi. Çmimi i portierit të vitit shkoi për gardianin brazilian të Liverpoolit, Allison Becker. Në këtë mbrëmje gala u nderuan edhe të tjerë emra të rëndësishëm të botës së futbollit. Jorge Mendes agjenti që bëri të mundur transferimin e Ronaldos te Juventusi, fitoi çmimin e agjentit më të mirë të vitit ndërsa Fabio Paratici i Juves atë të drejtorit sportiv më të mirë të 2018-ës. Atletico e Madridit u shpall skuadra më e mirë e vitit, ndërsa Fabio Capello, Ronaldo fenomeni dhe Zvonimir Boban por edhe mesfushori aktual i Juves dhe i kombëtares franceze Blaise Matuidi u nderuan me çmimet e karrierës. Çmimin e arbitrit më të mirë e fitoi Abdulla Hassan, gjyqtari vendas nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Loading...