Cristiano Ronaldo nuk ka dëshirë të bëhet trajner, pasi ta përfundojë karrierën si futbollist. 30 vjeçari thotë se ka shumë gjëra me se të merret pasi t’i vendos këpucët në gozhdë, por nuk po mendon që të bëhet trajner, president apo ta marrë ndonjë pozitë tjetër në ndonjë klub.

“Do të jetë një tjetër jetë pas futbollit. Mendoj se në fillim do më kushtojë paksa, por nëse më pyesni mua tash nëse dua të bëhem trajner, do të them jo. Madje, as menaxher apo president i ndonjë klubi”, u shpreh 30 vjeçari për të përditshmen “El Mundo Papel”, përcjell Zëri.

“Ju mund të thoni se e kam punën më të mirë, paratë, veturat, shtëpisë… Por, kjo nuk është gjithçka. Një shembull: Të shtunën ishte ndeshja e boksit në Las Vegas dhe do ta merrja familjen dhe miqtë për ta ndjekur, por nuk mundem, sepse nuk kam kohë. Por, pas futbollit, dua të jetoj si mbret”, përfundoi ai.

Ronaldo është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në 10 vjetët e fundit dhe e ka fituar Topin e Artë tri herë, krahas trofeve të shumtë. /Zëri/

Loading...