Autoritetet indiane kanë njoftuar se 39 persona kanë vdekur në pjesën veriore të Indisë pasi kishin pirë liker të falsifikuar, i cili përmbante metanol helmues.

Një zyrtar i lartë policor ka thënë se në njërin rast kanë vdekur 26 persona në Uttar Pradesh, i cili ndodhet 300 kilometra në lindje të Nju Delhit, ndërsa 13 të tjerë kanë vdekur në shtetin e Utarakhandit.

Zyrtari policor tha se viktimat kanë pirë liker gjatë një ndeje të zakonshme. Policia i ka arrestuar tetë falsifikues të dyshuar, ndërsa qeveritë rajonale i kanë suspenduar 35 zyrtarë, përfshirë 12 policë.

Vdekjet nga pijet e falsifikuara alkoolike janë të shpeshta në Indi sepse shtresa e varfër e popullsisë nuk ka mundësi të blejë pije origjinale. Likeri i falsifikuar është i lirë dhe shpesh i përzier me përbërës të ndryshëm kimikë për ta bërë pijen më të fortë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Loading...