Në prag të tentimeve për të zgjedhur një President të ri në Republikën e Maqedonisë pas skadimit të mandatit të dytë të qytetarit Ivanov, mendoj se President Leshi do të jetë zgjidhja më e mirë dhe më e qëlluar për President Republike. Këtë e themë sa i përket ambicjeve të kamotshme që të zgjidhet një kandidat shqiptar për President në Republikën e Maqedonisë. Kjo pra kur e kemi parasyshë faktin se për tu zgjedhur një kandidat për President në Republikën e Maqedonisë duhen grumbulluar tepër shumë vota. Për ta ilustruar më mirë këtë gjë do ti referohem një skeçi humoristik ku protagonistë kryesor janë humoristët nga Kosova Ibrahim Krajkova i njohur si Leci dhe Rasim Thaqi i njohur si Cima. Në këtë skeç të dy humoristët janë të rrethuar nga një turmë njerëzish të cilët kërkojnë ndihma nga dy humoristët të cilët luajnë role të politikanëve në një tubim parazgjedhor. Leci i pyet njerëzit e tubuar një nga një rreth tij se çfar donë që ky tu siguroj dhe çdonjëri prej tyre e shpreh dëshirën e vet se çfar do të donte për vete nga Leci si lider politik .Një grua kërkoj shtëpi Leci i urdhëroi njeriut që mbante proçesverbalin e takimit që ta evidentoj dëshirën e shprehur të qytetares. Ajo i tha unë dua shtëpi dhe Leci tha shkruaj shtëpi. Një qytetarë tjetër por tullac tha Unë dua lesh apo flokë dhe Leci proçesverbalistit i tha shkruaj lesh. Për dy rastet e kërkesave reagoi humoristi Cima dhe Lecit i tha Si është e mundur njerëzve tu premtohen këso gjëra shumë të mëdha e të shtrenjta si shtëpia dhe leshi ndërsa Leci iu përgjigj Cimës ok le të shkruan Lesh sepse ashtu kështu të gjithë në fund do të marrin Lesh.Edhe ne si shqiptar do të mund të përmendim shumë emra kandidatësh për President të Republikës por në fund do të fitojë President Leshi. Prandaj Rroftë President Leshi. Kamë shkruar edhe më herët për ambicjet që në këtë shtet të zgjidhet një Shqiptar për President të Republikës dhe atëher kamë thënë se ky është një investim shumë i shtrenjtë dhe i kotë i yni sepse një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pra President shqiptar nuk mund të zgjidhet këtu. A e dini pse ju lutem të mos më keqkuptoni Jo se unë nuk dua që të ndodhë një gjë e tillë por problemi qëndron në faktin se nuk mund të sigurohen votat e nevojshme për zgjedhjen e një shqiptari për President të Republikës së Maqedonisë.

Autor: Ejup Berisha