Personat që parapëlqejnë kafe të zezë të hidhët, pa sheqer, qumësht ose aditive tjera, ekziston besueshmëri të jenë psikopatë, thotë një hulumtim i ri nga Universiteti i Insbrukut në Austri.
Personat që janë përfshirë në hulumtim është dashur të radhisin gjashtë produkte në rang-listën e tyre, e më pas të kalojnë një test për veçoritë e karakterit të tyre. Kështu autorët e eksperimentit, Kristina Sagioglu dhe Tobajas Gritmejer kanë arritur te konkluza fillestare se sa më tepër një person kënaqet me kafe të zezë, aq më tepër edhe vetë është i zymtë.
“Hulumtimi tregoi që personat të cilët parapëlqejnë shije të hidhur, kanë më tepër karakteristika të theksuara qëllimkëqija… Sadistët hidhësinë e përjetojnë si diçka pozitive, për shkak të aftësisë së tyre të shkaktojnë përvojë të keqe te persona tjerë”, thuhet në tekst.
Kështu që nëse keni ndonjë të afërm që e pin kafen e zezë dhe pa kokë sheqeri, duhet të jeni të kujdesshëm, thonë ekspertët.