Rusia i ka kërkuar Turqisë që të bëjë më shumë në luftimin e militantëve në provincën Idlib të Sirisë, si dhe të përmbushë premtimet që i ka bërë në kuadër të marrëveshjes me Moskën vitin e kaluar, ka thënë zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova të enjten.

Turqia dhe Rusia, aleatët kyçë të Qeverisë siriane, kanë arritur një pakt në muajin shtator, për krjimin e zonave të demilitarizuara në veriperëndim të rajonit Idlib, duke mënjanuar kështu një katastrofë të mundshme humanitare, meqë presidenti sirian, Bashar al-Assad kishte njoftuar për mundësinë e një aksioni qeveritar në atë pjesë.

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Zakharova ka thënë se situata është duke u përkeqësuar dhe se luftëtarët militantë janë duke tentuar të fitojnë kontrollin e gjithë zonës de-eskaluese.

“Marrë parasysh situatën jashtëzakonisht të vështirë në zonën de-eskaluese në Idlib, ne presim nga partnerët tanë turq që të rrisin përpjekjet për të kryer obligimet e tyre”, është cituar të ketë thënë Zakharova.

Këto komente kanë ardhur pasi presidenti rus, Vladimir Putin pritet të takohet javën e ardhshme me liderë të Turqisë dhe Iranit, në një samit në Soçi të Rusisë, për të diskutuar rreth Sirisë.

Loading...