Ushtria ruse ka vrarë 600 terroristë në zonën Deir EX-Zor. Ditën e djeshme ushtria ruse ka lëshuar raketa kundër pozicioneve të shtetit Islamik në Siri, duke u nisur nga deti Mesdhe dhe deti Kaspik. Gjatë këtyre sulmeve janë vrarë 600 terroristë, konfirmon ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu.

“Më 20 nëntor, luftanije të flotës Kaspik kanë nisur 18 raketa në shtatë objektiva, në krahinat e Raqqa, Idlib dhe Alepo. Të gjitha objektivat u goditën me sukses. U vranë 600 militantë”- u shpreh Shoigu.

Të paktën 10 luftanije morën pjesë në operacion, 6 prej të cilave janë pozicionuar në Detin Mesdhe. Ministri shtoi se shteti islamik ka humbur shumë si rezultat i ofensivës ruse dhe se rrjedhja e terroristëve është duke rënë në Siri, ndërsa militantët po largohen.

Shoigu theksoi se Rusia është e fokusuar në shkatërrimin e bazës ekonomike të terroristëve, pasi në shënjestër janë 15 qendra të magazinimit të naftës , rafineri të objekteve, si dhe 525 kamionë të naftës.

Rusia ka shkatërruar edhe 23 kampet e trajnimit të xhihadistëve, 19 baza ku prodhohshin eksplozivë, 47 depo të municioneve, si dhe shumë objektiva të tjera.

Në ditët më parë Rusia ka kryer mbi 522 goditje duke hedhur mbi 1400 bomba.

Përveç kësaj, fushata ajrore e Rusisë ka ofruar mbështetje të rëndësishme për trupat siriane qeveritare pranë Aleppo, Idlib, Latakia dhe Palmyra.

Ai gjithashtu shtoi se ushtria ruse ka filluar të bashkëpunojnë me homologët e tij francezë, siç urdhërohet nga presidenti Putin.

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një video ku tregon se ushtarakët rus kanë përgatitur raketa me shkrimin “Për njerëzit tanë”, për Parisin”, raketa që u përdorën kundra terroristëve.