Këngëtarja Kaltrina Selimi po kthehet me projekte të reja muzikore. Pas një pauze në sjelljen e këngëve dhe videoklipeve, Kaltrina po vjen fuqishëm, shkruan “Kosovarja”.

Kaltrina po duket më bukur se asnjëherë më parë. Ani pse grua e martuar dhe nënë e një djali, Kaltrina po ngjan në vajzë të re.

Këngëtarja ndër vite ka hequr shumë kilogram dhe sot po duket më e dobët se ç’ka qenë edhe në rini të hershme, shkruan “Kosovarja”.

Kaltrina s’ka mbetur as 50 kg. Gjithsesi, kaq elegante po duket mjaftë bukur./Kosovarja/