Siç edhe është njoftuar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është së fundmi protagonist i një emisioni ku ai shfaqet edhe në jetën private, në vilën e tij në Surrel.

Me një impenjim të dukshëm thuajse prej aktori profesionist, në bashkëpunim të ngushtë me ish-humoristin Mamaqi, kryeministri duket vërtet i angazhuar që filmimet, pjesë prej të cilave po qarkullojnë online, të dalin sa më bukur dhe funny.

Dje çifti Mamaqi-Rama publikoi pamjet e para ekskluzive ku Rama duke bërë dush i dërgonte mesazhe “të forta” Ermalit.

Sot në rrjet kanë dalë pamje të tjera po këtë herë një detaj i sikletshëm ka tërhequr vëmendjen.

Në një moment kur Edi Rama shfaqet në video me kutinë e bojërave, pas tij duket një oxhak, që nga kërkimet rezulton të jetë fjala e fundit e teknologjisë së këtij produkti.

I quajtur “Antrax drop fire place” oxhaku i Ramës është i prerë me lazer dhe i dizenjuar nga arkitekti, Massimo Iosa Ghini.

Sipas disa portaleve që kanë publikuar fotot dhe çmimet ky oxhak me përmasa 150cm x 113cm x 53 cm, është krijuar prej një materiali të kushtueshëm dhe çmimi i tij varion nga 12 000 në 18 000 euro.