Këngëtari po kalon disa ditë në Londër.

Këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu po qëndron në Londër.

Fejzullahu është takuar me emra të njohur, e një fotografi të cilën e ka publikuar bashkëshortja e Sabriut, Nera në Instagram, shihet këngëtari përkrah nënës së Ritës, Vera Orës.

Sabri Fejzullahu i takon gjeneratës së vjetër të këngëtarëve, i cili ka arritur që të zë vend në muzikën argëtuese të Kosovës, por edhe më gjerë.

Fejzullahu, ka fituar 18 “Okarina të Arta” në “Akordet e Kosovës”, ka incizuar më shumë se 800 këngë, ka marrë pjesë në shumë festivale shqiptare si dhe ka fituar shpërblime, brenda dhe jashtë vendit.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/roze/sabri-fejzullahu-shfaqet-i-qeshur-ne-perqafimin-e-nenes-se-rita-ores-633022/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright