Në Lubjanë të Sllovenisë poetja tetovare Sadije Aliti promovoi librin me poezi të botuar në gjuhën sllovene e shqipe, “Stinë dashurie” -“ Doba ljubezni”. Në këtë aktivitet të organizuar në Restorantin “Sole” u prezentua krijuesja, poetja, profesoresha, gazetarja, humanistja Sadije Aliti. Me prezencën e tyre nderuan edhe parfaqësitë e tri ambasadave në Lubjanë, nga Amabsada e Shqipërisë, Pëllumb Qazimi, nga ambasada e Kosovës Avni Kastrati, nga ambasada e Maqedonisë Gazmend Rahimi. Të pranishëm ishin një numër i bashkëatdhetarëve shqiptar që jetojnë e veprojnë në Slloveni. Ambasadori i Shqipërisë Pëllumb Qazimi në fjalën përshëndetëse në emër të të tri ambasadave theksoi, se poetja nga Tetova bëri bashkë të tri përfaqësitë e ambasadave këtu në Lubjanë, duke përgëzuar këtë aktivitet si shumë të rëndësishëm për kulturën shqiptare në Slloveni, pasi ardhja e krijuesve nga trojet etnike është e rrallë, ky është një kontribut i rëndësishqëm për bashkëpunim ndërmejt dy popujve. Moderatorja Jehona Hoxha lexoi një referencë të shkëputur nga vështrimi i redaktorit të librit, Rami Kamberi.
Hasan Elshani, përkthyes dhe organizator i këtij eventi në fjalën e tij mes tjerash theksoi:” Sadije Aliti është shpirt i shkëlqyer i femrës shqiptare e formuar si artiste, si krijuese, e cila i këndon dashurisë dhe jetës. E lindur, e privilegjuar në hapësirat Ilirike ëshë një qytetare speciale e një bote imagjinare, por edhe reale të mundshme, e cila tenton përmes një elani me qëndresë të caktuar e mahnitje antologjike të kultivojë temperamentin krijues dhe duke e bërë më të përgjegjshme ndaj misionit fisnik për të shpaluar përmes unit-femëror botën krijuese. Poetja është duke e lulëzuar në gjuhën amtare poezinë e saj, por tani po e lulëzon edhe në shumë gjuhë të tjera të përkthyera, vargu i saj krahas në gjuhën sllovene, vëllimi me poezi “Doba ljubezni”, apo titulli në gjuhën shqipe “ Stinë dashurie”, komunikon edhe me disa gjuhë të tjera të botës”.
Heset Ahmeti nga Shoqata Kulturore “Iliria” në Kopër, theksoi se promovimi i këtij libri, është shumë i rëndësishëm për shqiptarët në Slloveni, pasi tani poezitë e përkthyera edhe në sllovenisht janë më afër lexuesit slloven e shqiptar.
Recenzentja e librit, Dr. Kaja Lenic, potencoi se ndihet shumë e nderuar që ka qenë pjesë e ekipit të puëns së këtij libri dhe se bashkëpunimi kuturor është shumë i rëndësishëm për të dy popujt.
Ky promovim ishte edhe aktiviteti përmbyllës për nder të vitit jubilar 550 vjetorit nga vdekja e Legjendarit Shqiptar Gjergj Kastriotit, 110 vjetorit të Kongresit të Alfabetit dhe 106 vjetorit të pavarësisë së Shtetit Shqiptar dhe festave të Nëntorit.

“Ishte një mbrëmje letrare, një thesar kombëtarë, për herë të parë i organizuar në Lubjanë, me librin përmbledhje poezish të përkthyera e të botuara në gjuhë Sllovene, autorja deperton edhe në Evropë, me këtë promovim deperton poezia shqiptare edhe në duart e miqve slloven”- theksoi Hamdi Mureci, veprimtar.
Voglushi Florian Mureci, lexoi disa poezi në gjuhën slloven e shqipe. Pika muzikore në instrumente interpretuan Dino Murtezani dhe Xhavit Hoxha.
Sadije Aliti theksoi se ndihet shumë e nderuar me prezencën e një numri kaq të madh të bashkëatdhetarëve që jetojnë në Slloveni, është një kontribut modest kulturor për të afirmuar kulturën dhe vlerën letrare të popullit shqiptar, është angazhim kulturor që ndihmon në ruajtjen e dhe kultivimin e kulturës dhe gjuhës shqipe të bashkatdhetarët në Slloveni, në bashkëpunim dhe afirmim të kulturës të popullit shqiptar dhe popullit slloven dhe në shërbim të përparimti dhe zhvillimit shoqëror e ndërkombëtar.
Faleminderim për të gjitë ata që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti kulturor në Lubjanë Xhevat Nuredini pronar i restorant Sole, Agjenica turistike “Hisar Turizam”-Lubjanë, Imer Ademi, dhe në Tetovë, Jamin Ademi, Hamdi Mureci,Hasan Elshani, Mesut dhe të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti në Lubjanë.