Daim Miftari, poet nga Maqedonia është përzgjedhur për një qëndrim në shtëpinë e Shkrimtarëve të Sarajevës. Ai do të qëndrojë atje gjatë muajit mars të vitit 2019 ku do të njihet me jetën kulturore të këtij qyteti. Përzgjedhja e autorëve në rezidencë të shkrimtarëve në qytetet e ndryshme të Ballkanit është bërë nga bordi i Reading Balkans për vitin 2019, që ka për qëllim afrimin dhe thyerjen e paragjykimeve të popujve ballkanas. Ndryshe, është hera e dytë që poeti Miftari përzgjidhet ndër poetët për qëndrim në rezidencë, ndërsa para dy vitesh ishte i ftuar nga rezidemca e Shkrimtarëve të Poetekës në Tiranë.

Loading...