Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka caktuar per sonte në ora 21.00 seancën plenare per marrjen e imuntetit të deputetit te VMRO-DPMNE-se Trajko Veljanovski.

Seanca e sontme eshte caktuar pas debatit dyditor ne Komisionin për çështje të Rregullorës, mandatit dhe imunitetit ku votimi u mbyll me 4 vota për dhe 4 vota kundër heqjes së imunitetit të Veljanovskit.

Në momentin e votimit mungoi deputeti i BDI-së Agim Shaqiri, siç u tha, për shkak të problemeve shëndetësore. Kreu i Komisionit Pavle Bogoevski, tani barrën e vendimit e ka hedhur te Kuvendi. Sipas tij, mospasja qëndrim e Komisionit, në asnjë mënyrë, nuk nënkupton se Kuvendi nuk duhet të debatojë për kërkesën e Gjykatës.