7 gola dhe 3 asiste deri më tani, e bindën Young Boysin të rinovonte kontratën me talentin e kombëtares shqiptare, Taulant Seferi. Qendërsulmuesi kuqezi nga Kumanova e Maqedonisë, është duke zhvilluar një sezon të shkëlyqer te Ëinterthur në Zvicër, ku luan si i huazuar nga ekipi i Young Boys. Goli i fundit ishte vetëm  dy ditë më parë, teksa Taulant Seferi ndihmoi ekipin e tij të merrte tre pikë të rëndësishme në kampionat, të cilat e afrojnë me vendet e kreut në renditje dhe i krijojnë mundësi të ngjitet në Superligën e Zvicrës sezonin e ardhshëm.

 

Telesport zhvilloi një intervistë me qendërsulmuesin 22-vjeçar i cili rrëfen gjithçka nga karriera e tij. Seferi tregon momentet e vështira të karrierës, momentet e bukura dhe padyshim ëndrra për të përfaqësuar Shqipërinë me Kombëtaren A. Ai bën një deklaratë të fortë, teksa thotë se do të presë deri në fund të karrierës një ftesë nga kombëtarja kuqezi, nëse ajo nuk i shkon, ai nuk do të luajë për asnjë ekip tjetër përfaqësues.

 

 

 

-Taulant përshëndetje. Së pari urime për rinovimin e kontratës me Young Boys. Çfarë e bindi klubin të të rinovonte deri në 2020.

 

-Mendoj se ecuria e mirë e imja te Ëinterthur, ka bërë që Young Boys të vazhdojë dhe për një vit kontratën me mua. E prita me shumë qejf dhe jam shumë i lumtur, që do të vazhdoj dhe për një vit me skuadrën e madhe siç është Young Boys.

 

-Mendon se rinovimi kontratës është strategji nga klubi që të përfitojë, nëse për ty ka oferta në merkato?

 

-Nëse nuk do kisha rinovuar me Young Boys, do kisha bërë lëvizje në ndonjë ekip tjetër, qoftë në Superligën zvicerane apo në ndonjë vend tjetër. Nuk mendoj se Young Boys, me rinovimin e kontratës time, ka strategji që të përfitojë nga unë në merkato, por ata mendojnë që unë të luaj me ekipin e parë.

 

-Pas lëndimit, duket një sezon i mbarë ky i këtij viti. Si po shkon me Ëinterthur?

 

-Të gjithë e dinë që kam qenë i lënduar dhe tani po shkon çdo gjë mirë. Çdo falënderim i takon Zotit të gjithësisë dhe shpresoj që të vazhdoj kështu. Vetëm shëndeti të jetë.

 

-7 gola dhe 3 asiste, si ndihet një qendërsulmues kur shënon?

 

-Detyra e çdo sulmuesi është që të shënojë. Për këtë arsye po jap maksimimun dhe po shënoj dhe të ndihmoj ekipin qoftë dhe me asiste. Kemi bërë një gjsymë sezoni të parë shumë të mirë dhe shpresojmë që dhe kjo pjesë të vazhdojë kështu. Duke luajtur luajtur të gjithë së bashku si ekip, gjithë suksesi arrihet kështu, ndaj besoj se të bashkuar si ekip çdo gjë do shkojë mirë.

 

 

 

-Le të flasim pak për Taulantin, Zvicrën, Kombëtaren dhe Kumanovën? Si ka qenë jeta e Taulantit deri më tani, duke ditur që ke lindur në një familje patriotike dhe të persekutuar në Maqedoni?

 

-Unë jam lindur në Kumanovë të Maqedonisë, në një familje me frymë patriotike. Për këtë gjë jam krenar dhe e ndiej veten normalisht shqiptar i Maqedonisë. Si çdo fëmijë kam pasur hapa të vështirë në fillim të karrierës. Kam bërë mirë në Milano të Kumanovës, prej aty kam bërë lëvizje te Rabotniçki. Kam luajtur me ekipin U-16 të Rabotniçkit, duke u shpallur Kampion i Maqedonisë dhe më pas kam fituar Kupën e Maqedonisë. Më pas erdhi kombëtarja maqedonase, ndërsa më pas u transferova tek Young Boyes në Zvicër. Tani prej katër vjetësh jam këtu dhe jam adoptuar mirë. Gjithçka tani po ecën mirë, sepse në fillimet e mija kam pasur probleme me lëndimet.

 

-A të kanë kërkuar në Maqedoni të luash për kombëtaren?

 

-Kombëtarja e Maqedonisë më ka kërkuar vazhdimisht të luaj për ta, por siç e kam thënë çdo herë, unë jam shqiptar dhe do luaj për Shqipërinë.

 

-Nëse nuk do luaje në Shqipëri, do mendoje të luaje për Maqedoninë?

 

-Do e pres deri në fund të karrierës, nëse është nevoja, ftesën nga Shqipëria. Nëse nuk do të luaja për Shqipërinë nuk do luaja për asnjë përfaqësuese tjetër.

 

 

 

-Taulant, pavarësisht kësaj pyetje, si e sheh kombëtaren?

 

-Kombëtarja jonë ka kualitete shumë të larata. Shpresoj që në këto kualifikuese t`a tregojmë veten sepse kemi shumë lojtarë cilësorë dhe me perspektivë. Mendoj se kemi një skuadër të kompletuar, por shpresoj që secili të jetë në formën e mirë dhe kombëtarja do të ecë mirë.

 

-Cili ka qenë momenti më i bukur në karrierë për ty?

 

-Momenti më i bukur në karrierën time ka qenë ai vit që jam shpallur me Kampion i Maqedonisë dhe fitoren e kupës me Rabotniçkin. Më pas edhe debutimi me kombëtaren e Maqedonisë, si lojtari më i ri ku theva rekordin e Goran Pandev. Më pas erdhi dhe transferimi im në Young Boys, ka qenë viti 2014-2015 më i miri në karrierën time.

 

-Po më i vështiri?

 

-Momenti më i vështirë ka qenë ai pas transferimit tim në Zvicër, ku pas një kohe shumë të shkurtër më erdhi lëndimi dhe ishte një shkëputje prej 2 vjetësh nga fusha e blertë. Ky ka qenë momenti më i vështirë në karrierën time si futbollist.

 

-Goli i fundit në kampionat?

 

Jam shumë i lumtur që shënova në ndeshjen ndaj Rappersëil, por më shumë jam i lumtur për fitoren e ekipit, sepse po ecim mirë. Shpresoj që të vazhdojmë kështu, pasi normalisht si sulmues kur shënon jam shumë i lumtur.