Skuadra e Winterthur i ka mbyllur me fitore miqësoret para fillimit të sezonit pranveror në ligën e dytë të Zvicrës, duke e mposhtur Yf Juventus Zurich me rezultat 2-0.

Golin e parë në këtë ndeshje e ka shënuar Taulant Seferi, i cili në lojë është inkuadruar në pjesën e dytë.

Seferi edhe pse ka hyrë në lojë në fraksionin e dytë ka qenë lojtari më i dalluar te të dyja skuadrat, duke vërtetuar se bashkë me ekipin e tij janë të gatshëm për betejat kampionale. stinori pranveror në ligën e dytë të Zvicrës nis me 3 shkurt, ku Winterthur në terren të vet e pret Rapesvill Jona.

Skuadra e Seferit është një prej kandidatëve për inkuadrim në Superligën e Zvicrës./lajm

Loading...