Ushtruesi i detyrës kryetar i federatës së futbollit të Maqedonisë (FFM), Muhamed Sejdini është shprehur i lumtur pasi mori besimin nga Lidhja futbollistike komunale e Kërcovës.

Ai ka deklaruar se do të punojë në shërbim të futbollit vendor.

“Gjithsesi se jam i lumtur që LFK e Kërcovës më besoi dhe më nominoi për kandidat për kryetar të FFM-së. I lumtur për mbështetjen në tërësi. Mund të them se sikur deri tani, nëse zgjidhem për kryetar të FFM-së, do të punojë në shërbim të futbollit të Maqedonisë”, tha Muhamed Sejdini, i cili deri tani ka kryer funksionin e u.d. kryetar i FFM-së.