LFK Kërçovë me vendim unanim në mbledhjen e ditës së enjte kandidoi Muhamed Sejdinin për kryetar të FFM-së, shkruan gazeta Lajm.

Afati i kandidaturave është deri të premten (nesër), dhe pritet nëse ai do të ketë kundërkandidat në kuvendin zgjedhor të caktuar me 17 mars.

Muhamed Sejdini për momentin është U.d. kryetar i FFM-së dhe tani për tani është i vetmi kandidat. Kundërkandidat i tij mund të jetë kandidati nga LFK Veles, njofton gazeta Lajm.

Mësohet se Sejdini nuk do të ketë kundërkandidat në Kuvendin që do të mbahet në Ohër më 17 mars./lajm