Menjëherë pas zgjedhjes kryetar i ri i FFM-së, Muhamed Sejdini ka falënderuar delegatët e pranishëm dhe UEFA-n e FIFA-n për besimin dhe mbështetjen. “Falënderoj delegatët për mbështetjen dhe UEFA-n e FIFA-n për përkrahjen. Është nder të jesh në krye të këtij institucioni. Si Federatë na presin sfida të reja, do të vazhdojmë të punojmë për zhvillimin e futbollit. Jemi të hapur edhe për ide. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me UEFA-n dhe FIFA-n”, deklaroi Sejdini pas zgjedhjes. Zgjedhja e tij u prit me duatrokitje të mëdha nga të gjithë delegatët e pranishëm.