Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit së shpejti pushon së ekzistuari. Në vend të tij do të formohet Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.

Alsat ka siguruar draft versionet e propozim ndryshimeve të ligjit për Qeverinë dhe ligjit për organizimin e organeve shtetërore, të cilat pritet të hynë në procedurë parlamentare dhe të miratohen para fushatës së zgjedhjeve prosidenciale.

Kemi nisur bisedimet me partnerët e koalicionit dhe urojmë që shumë shpejt ata dy ligje për themelimin e Ministrisë së re për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive të gjindet para deputetëve dhe të gjejmë përkrahjen e së paku 2/3 së deputetëve në Kuvend. Me këtë ministry zavendësohet Sekretariati për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ashtu siç ishte rekomandim i autoriteteve të Brukselit dhe vlerësoj se po hapësrojmë në tejkalimin e situatës ku tashmë e kemi miratuar të gjithë pjesën normative që rrjedh nga Marrëveshja e Ohrit- Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Deputetët në draft sugjerojnë që kjo ministri përveç kompetencave të sekretaritit, të marrë edhe një pjesë të kompetencave të Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulturës.]

Propozim – ligji

Në përbërje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive janë:

Drejtoria për zhvillim dhe avancim të arsimit në gjuhën e pjesëtarëve të bashkësive,
Drejtoria për afirmim dhe avancim të kulturës së pjesëtarëve të bashkësive.
Sekretariati do të pushojë së ekzistuari menjëherë nga hyrja në fuqi e ligjit kurse ministri i cili do të drejtojë dikasterin e ri do të zgjidhet në afat prej tre muajsh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve. BDI-ja shpreson që të udhëheqë me këtë dikaster edhe pas riorganizimit të tij.

Nga Qeveria deklarojnë se deri tani, në organin ekzekutiv nuk është diskutuar për këto ndryshime të mundshme.

Në kuadër të Qeverisë nuk ka një proces të tillë, nuk është filluar. Ndoshta në nivel politik mes partnerëve të koalicionit duhet të pyesni a ekziston ndonjë iniciativë e tillë. Megjithatë, në Qeveri, nuk ka një proces të tillë- deklaroi Mile Boshnjakovski, zëdhënës i Qeverisë.

Në rastet kur ndryshimet e këtilla iniciohen nga deputetët, Kuvendi kërkon vlerësim nga Qeveria. Në këtë përbërje të ekzekutivit me Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit ka udhëhequr zv.kryeministri Hazbi Lika. Ai ka qenë në qendër të kritikave për shkak të mungesës disamujore në punë dhe në seancat e Qeverisë./ Fatlume Dervishi – Alsat M

Loading...