​ Adriana Lima ndoshta punon për shtëpinë e modës “Victoria’s Secret”, por në realitet nuk është kurrfarë engjëlli. Këtë e dëshmon edhe deklarata e saj ofenduese ndaj këngëtarit Justin Bieber.

Në të vërtetë, pasi bukuroshja braziliane ishte ndarë nga bashkëshorti i saj, basketbollisti serb Marko Jaric, mediet botërore kishin shkruar për romancën e saj të mundshme me këngëtarin e ri problematik.

Adriana me vite të tëra është dashur të përgjigjet ndaj pyetjeve të vazhdueshme nëse ka pasur aferë seksuale me Justin-in. Por ajo tani i ka dhënë fund kësaj çështjeje dhe atë në mënyrë jo të ndershme.

adriana lima2adriana limaManekinia e bukur ishte e shkurtër, por shumë e qartë në lidhje me këtë çështje.

“A e dini se si i quaj meshkujt që janë nën dy metra të gjatë? Shokë!”, ka deklaruar ajo.

Dhe duket se kjo është e vërtetë, pasi edhe Marko ishte mbi dy metra i gjatë, ndërsa edhe i dashuri i saj pas ndarjes nga basketbollisti, e i cili ishte edhe trajneri i saj personal, ishte mbi dy metra. Por edhe miqtë e saj konfirmojnë se ajo preferon vetëm meshkujt e gjatë për lidhje romantike.

“Ajo gjithmonë i ka preferuar meshkujt shtatgjatë. Meshkujt shtatshkurtër gjithmonë i ka shmangur. Ajo insiston se meshkujt me gjatësi të shkurtër, nuk i duken aspak atraktiv”, ka deklaruar një shoqe e saj e ngushtë.