Policia në rajonin e qytetin e Barcelonës të Spanjës sot ka zbuluar 2.700 kilogramë marihuanë dedikuar për narko tregjet në Britani të Madhe dhe Holandë, që paraqet deri më tani sekuestrim më të madh në historinë e Spanjës.

Siç kumtoi Ministria spanjolle e Punëve të Brendshme, gjatë aksionit për dro.gën e sekuestruar janë arrestuar 25 persona të dyshuar për kontrabandë të narkotikëve.

Marihuana është prodhuar dhe përpunuar në rajonin e Barcelonës, prej ku pastaj me kamionë është transportuar në Britani të Madhe dhe Holandë.

Policia spanjolle konsideron se me grupin na.rko kriminal kanë udhëhequr kontrabandistë britanikë dhe holandezë.