Është ndër aktoret me të njohura në Turqi.

Aktorja e njohur turke, Hande Erçel që tek ne u bë e njohur me rolin e “Selinit” tek seriali shumë i shikuar “Vajzat e diellit”, ka humbur personin më të dashur në jetë.

Handes, i ka ndërruar jetë nëna pas një sëmundje të rëndë që asaj i’u kishte lajmëruar në muajin shtator.

Hande para disa muajve ka njoftuar gjithë fansat se nëna e saj është shtrirë në spital, pasi që ajo vuante nga kanceri.

Sipas mediave turke, në muajin dhjetor gjendja e nënës së aktores ishte përkeqësuar më shumë.

Lajmin për ndarjen e saj nga kjo jetë e kanë bërë të ditur familjarët e Handes, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë shprehur ngushëllimet për të.

 

Loading...