Një pensioniste 65 vjeçare nga Shtipi ka ndërruar jetë nga sëmundja “lishmanioza”, kurse tre persona tjerë janë infektuar, kanë konfirmuar epidemiologët nga Qendra për shëndetësi publike, raporton Telma. Theksojnë se gjendja me këtë sëmundje është brengosëse edhe atë në shekullin 21.
Kjo sëmundje tropikale nuk shërohet me antibiotikë. Burimi i sëmundjes janë qentë, transmeton Gazeta Lajm.
Në ndërkohë qentë endacakë paraqesin një nga problemet më të mëdha të autoriteteve lokale.

Loading...