Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, që e ashtuquajtura “ushtri e Kosovës” mund të hyjë në veri të Kosovës dhe Metohisë është një kërcënim për paqen për të gjithë rajonin.
Kështu tha ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin.

Ai i tha Radio Televizionit të Serbisë se ushtria serbe ishte e sigurt, e fortë dhe e aftë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në të gjithë vendin, transmeton Klan Kosova.

Haradinaj ka deklaruar se nëse rrezikohet territori dhe kufijtë e Kosovës, atëherë ushtria do të jetë aty.

“Nuk e sulmojmë Veriun, as jugun e vendit tonë, as kërkon. Por, kush i prek kufijtë e Kosovës, na gjen në kufi. Duhet të jemi të sinqertë”.