Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është duke u brengosur se çfarë do të mundë të ndërmarrin tjetër shqiptarët e Kosovës, transmeton Koha.net.Ai ka porositur se shteti nuk do të lejojë sulme ndaj popullit serb dhe as nënçmimin e Serbisë.“Po më brengos ajo që po bëjnë shqiptarët e Kosovës dhe më frikëson papërgjegjësia e tyre, veprimet e pakontrolluara dhe çuditë tjera që ata mund t’i bëjnë”, citon b92 të ketë thënë Vuçiqi.do të luftojmë për ta mbrojtur paqen, ka thënë me demagogji presidenti serb.“Por, është krejtësisht e sigurt se ata duhet ta dinë, por edhe disa të tjerë që u ndihmojnë, se nuk do ta lejojmë askënd ta sulmojë popullin serb dhe as ta poshtërojë Serbinë. Dhe, as të mos provojnë që në çfarëdo mënyre t’i rrënojnë interesat tona kombëtare e shtetërore”, është kërcënuar Vuçiq.