Valltarit Nurijan Iljazit i ka takuar çmimi, artist i vitit 2018 që është ndarë nga Shoqëria Kulturore Artistike (SH.K.A) “Jahi Hasani”nga fshati Cegran i Gostivarit, shkruan Gazeta Lajm. Në manifestimin e mbajur për ndarjen e çmimeve, janë prezantuar edhe aktivitetet e shoqërisë për vitin e kaluar.

Përveç çmimit për artstin e vitit u ndanë edhe cmime tjera. Disiplina, ka qenë kriteri kryesor gjatë përzgjedhjes së artistëve më të dallur, shkruan Gazeta Lajm.

Drejtuesit e shoqatës i kanë bërë thirrje kreut të komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe ministrit të Kulturës Asaf Ademi, që të angazhohen për ndërtimin e një amfiteatri në Çegran për SH.K.A “Jahi Hasani”.

Në këtë event ka marrë pjesë edhe kuzhinieri me famë botërore Faruk Neziri, i cili si i ri ka qenë pjesë e kësaj shoqërie dhe vazhdon të përkrahë financiarisht shoqërinë. I pranishëm ishte edhe drejtori i Gazetës Lajm Fejzi Hajdari, i cili ndau disa çmime dhe premtoi mbështetje mediale për shoqërinë.

Viti që lamë pas për SH.K.A “Jahi Hasani” ishte shumë i suksesshëm pasi gjatë 2018-tës kjo shoqëri realizoi 42 prezantime brenda vendit dhe jashtë tij.

Gjatë kësaj ceremonie për 45 vjetorin e themelimit, anëtari i kësaj shoqërie Mahir Azizi – ka prezentuar këngëne tij më të re me titull “Kthehu birë te nëna”.

SH.K.A “Jahi Hasani”, njihet si shoqëria më e suksesshme kulturore e Pollogut./Gazeta Lajm & Lajm.tv